01.10.2018 · përditësuar para 2845 dite1 min lexim
Këpucët të cilat po i shihni në fotografi, mendohet të jenë më të shtrenjtat në botë pasi arrijnë vlerën për shitje, 17 milionë dollarë.
Ky çmim mund të arsyetohet me faktin se këto këpucë kanë të dizajnuara edhe 236 diamante derisa në pjesën qëndrore të tyre ka gurë 15 karatësh, njofton Klan Kosova.
Me takë të hollë e të lartë, këto këpucë thyejnë edhe rekordin e këpucëve të krijuara nga Debbie Wingham për vajzën e një manjati të Lindjes së Mesme, që u shitën 'vetëm' 14 milionë dollarë.
Lloji i tillë i këpucëve do t'ju përshtatet blerësve pasi është krijuar një agjendë me vetëm 50 klientë VIP, për pjesëmarrje në ditën e ankandit në hotelin e faturuar me shtatë yje në Dubai, njofton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.