Lajmet e fundit

Presidenti i Kenias Uhuru Kenyatta është rizgjedhur pas votimit të së martës, thonë zyrtarët e zgjedhjeve, transmeton Klan Kosova.
Kenyatta, i cili ishte në detyrë që nga viti 2013, mori 54.3% të votave, përpara rivalit të tij Raila Odinga, me 44.7%.
Pasi morri njoftimin, Kenyatta bëri thirrje për unitet, duke u thënë mbështetësve të opozitës: "Unë po ju drejtoj ... Të gjithë jemi qytetarë të së njëjtës republikë".