Lajmet e fundit

Kenya Moore zbuloi të shtunën se ajo dhe bashkëshorti i saj Marc Daly mund të mirëpresin fëmijën e tyre të parë më shpejtë se që pritet, për shkak të një ndërlikimi të shtatzënisë, transmeton Klan Kosova.
Kenya hyri në Instagram për të postuar një fotografi ku shihen këmbët e saj të fryra.
‘Kam ënjte të mëdha për shkak të ujit, presion të lartë të gjakut dhe proteinë të tepërt në urinë. Kjo nuk është normale’, tha ajo.
‘Kam bërë shumë teste, foshnja është mirë’.
Mirëpo ajo po përballet me ‘preeklampsia’ që përshkruhet si një komplikim i shtatzënisë nga tensioni i lartë i gjakut dhe shenjat e dëmtimit të një sistemi të organeve, më shpesh të mëlçisë dhe veshkave.
Simptomat e preeklampsisë mund të përfshijnë dhimbje koke të rënda, të përziera, funksionimin e mëlçisë të dëmtuar dhe dhimbjen e sipërme të barkut.