29.08.2021 · përditësuar para 1798 dite1 min lexim
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Shyhrete Behluli ka sot festë në shtëpinë e saj.
Sot ka ditëlindjen bashkëshorti i saj Luan Salihu me të cilin është i martuar për shumë vite dhe kanë një martesë të lumtur.
E në këtë ditë të veçantë ajo përmes urimit të ditëlindjes, bashkëshortit ia ka shprehur edhe dashurinë e madhe që ka për të me një dedikim shumë special, njofton Klankosova.tv.
Këngëtarja Shyhretja në rrjetin social Instagram e ka publikuar një fotografi me bashkëshortin Luanin në të cilin duken shumë të lumtur.
“Kur të rinj ne kemi qenë, e sa fort jemi dashtë ne sot sa thinja të kanë dalë e as unë nuk jam vajzë e re, le të zbardhen flokët krejt tamam sikur flokë dëbore, si ka qenë sërish do të mbes besnikëria bashkëshortore. Urime ditëlindjen”, kanë qenë fjalët e saj.
Shyhrete Behluli dhe Luan Salihi janë prindër të dy djemve dhe tri vajzave.