Lajmet e fundit

Para dy muajve këngëtarja e muzikës country, Carelle Mowatt, është pickuar nga një marimangë.
Këngëtarja me 24 mars, është zgjuar me një flluskë të madhe në këmbën e saj, e cila në fillim nuk dukej si diçka shumë serioze.
Kështu që, 24 vjeçarja nga frika prej doktorit, filloi të mjekohej vetë, transmeton Klan Kosova.
Por plaga gjatë ditës vetëm sa rritej më shumë.
“Ditën tjetër, e morra kurajon që të shkojë për vizitë te mjeku”.
“Mjeku më tha që isha infektuar nga një pickim i marimangës”, tha këngëtarja.
Më pas çdo ditë ajo kishte ndjerë dhimbje të madhe, edhe pse mjekohej tërë kohën.
Një ditë, mjeku i kirurgjisë plastike i tha që e ka një lajm të mirë e një të keq.
“Lajmi i mirë është që nuk ka më infeksion, kurse lajmi i keq është që duhet t’i heqim të gjitha indet e vdekura”.
Këngëtarja menjëherë u pajtua që duhet t’i largonte indet e vdekura, mjafton që dhimbja t’i ndalohet.
Mowatt ka një këshillë për të gjithë fansat e saj.
“Nëse papritur e shihni një fluskë në trupin tuaj, menjëherë vizitoni mjekun. Mos e leni pas dore ashtu siç bëra unë”.