Lajmet e fundit

Këngëtarja Brandy Norwood ka dalë nga spitali pasi i ra të fikët në një aeroport të Los Angeles.
Në një deklaratë e lëshuar në llogarinë e këngëtares në Twitter thuhej se orari i saj rigoroz, duke përfshirë koncerte dhe paraqitje personale, ishin bërë tepër.
“Brandy është liruar nga spitali dhe tani është duke pushuar në shtëpi. Ajo ka udhëtuar gjerësisht si pjesë e një turneu të vazhdueshëm dhe disa paraqitjeve personale”, thuhet më tej në deklaratë, transmeton Klan Kosova.
“Në ditët e fundit ajo ka qenë në më shumë se 10 fluturime të gjata”.
“Stresi i udhëtimeve dhe punës në mënyrë të pandërprerë e ka rraskapitur. Ajo do të jetë e relaksuar për ditët e ardhshme”.
Këngëtarja, është e njohur për hite të ndryshme, duke përfshirë The Boy Is Mine, Sittin’ Up In My Room dhe Have You Ever.