Lajmet e fundit

Kryetari i qytetit Kolumbian Medellin ka deklaruar se do kërkimfalje nga dy artistë të Puerto Rico, në lidhje me shprehet në hitin e tyre të fundit.
Teksti i kësaj këngë i referohet të kaluarës famëkeqe të qytetit nën kontrollin e mbretit të drogës Pablo Escobar.
Federico Gutiérrez ka akuzuar këngëtaret Victor Manuelle dhe Farruko se kanë festuar për drogat dhe Escobar-in.
Kënga salsa “Amarte Duro” apo “Të dua fort”, ishte publikuar muajin që shkoi.
Kryebashkiaku ka thënë se kjo këngë ka injoruar 20,000 viktimat e kohës së Escobar.
Në kulminacionin e karrierës së tij Escobar kishte furnizuar rreth 80% të kokainës në SHBA. Ai ishte vrarë në të shtëna me policinë në Medellin në vitin 1993.
Në një letër të hapur të cilën e ka postuar në Twitter, këngëtari Victor Manuelle ka thënë se asnjëherë nuk kishte për qëllim që të ofendonte dikë.
“Asnjëherë nuk do të ofendoja dikë qëllimisht, aq më pak Medellin, qytetin që më ka dhënë aq shumë dashuri gjatë karrierës sime”