Lajmet e fundit

Një grup muzikor korean i përbërë me vajza, i quajtur Oh My Girl, është ndaluar në Aeroportin e Los Angeles.
Përfaqësuesi i tyre ka deklaruar se ato u targetuan gabimisht si prostitutat nën moshë, por burimet e TMZ-së thonë se grupi i vajzave po mundohej të hynte në këtë shtet përmes një mënyre të dyshimtë, transmeton Klan Kosova.
Vajzat kanë arritur në Aeroport të premten nga Korea Jugore, por janë ndaluar nga zyrtarët doganorë të Amerikës. Përfaqësuesi i tyre pretendon se policët vunë re që vajzat po udhëtonin me kostume dhe arritën në konkluzion që ata ishin prostituta dhe se u mbajtën për 15 orë para se t’i kthenin prapa në Kore.
Por burimet e TMZ-së thonë se ajo çfarë në të vërtetë ndodhi ishte se vajzat u munduan të hyjnë me vizë të vizitorit. Kur zyrtarët doganorë vunë re që ato po udhëtonin me shumë valixhe, që përfshinin kostume dhe disa shënjues të tjerë, filluan t’i parashtronin pyetje dhe kuptuan që grupi ishte aty për të performuar.
Si dokument i duhur do të ishte një Vizë e Performuesve, të cilën ato nuk e kishin. Kështu pra vajzat u mbajtën në zyrën e doganës për rreth 10 orë, deri sa ta arrinin fluturimin për t’u kthyer në shtëpi.
Ky grup do të duhej të performonte të shtunën në hotelin Beverly Hilton, për një ngjarje të titulluar “Unforgettable (i paharrueshëm)” 2015.
Epo, në fund të fundit edhe udhëtimi i tyre ishte i paharrueshëm.