Lajmet e fundit

Këngëtarja Beverly Knight u detyrua të ndalonte peformancën gjatë një koncerti bamirësie për fëmijët në nevojë, pasi i ra të fikët, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Koncerti ishte duke u zhvilluar në Royal Albert Hall të Londrës, të martën në mbrëmje.
“Beverly, e cila ishte duke e kënduar këngën e Whitney Houston “I will always love you”, u rrëzua në skenë”, kështu kanë thënë përdorues të Twitter-it të cilët thanë se ishin në turmë.
Sipas BBC-së, këngëtarja u rikthye më pas në skenë për të përfunduar atë çfarë la në gjysmë.
Përdoruesit e Twitter-it i kanë shkruar mesazhe këngëtares për të kuptuar nëse ajo ishte mirë.
Një zëdhënës i BBC-së ka thënë: “Për fat të keq, Beverly Knight ndihej e lodhur në skenë”.
Gjithashtu, pjesë e këtij koncerti ishin: ‘Ellie Goulding, Olly Murs, Gregort Porter, Rick Astley dhe një mori të yjeve të tjerë të muzikës.