31.03.2017 · përditësuar para 3392 dite1 min lexim
Janë ndër grupet më të njohura në Kosovë – emir i tyre nuk harrohet lehtë 403.
Ky grup është pjesë e gjeneratës së Rok-ut Kosovar të viteve 80-të që njihet edhe si koha më e ndritur e Rok-ut, njofton Klan Kosova.
403 është formuar në vitin 1981 nga Mentor Gjurgjiali (basis), Fatmir Zajmi (bateri) dhe Naim Osmani (kitarë).
Bendit më vonë, pas kryerjes së shërbimit ushtarak, i bashkohet Hektor Gjurgjiali (vokal dhe kitarë), Arben Godanca (kitarë) dhe Veton Orana (sint).
Grupi 403 ka një album me 15 këngë, i cili për herë të parë është incizuar në vitin 2002 dhe më pas ishte shpallur album historik i rok-ut kosovar.
Grupi që nga viti 1986 nuk e ka realizuara asnjë koncert, njofton Klan Kosova.
Këngët e tyre si Indexi, Boemi, Paraja janë shndërruar në himne dhe i kanë mbijetuar kohës.
https://www.youtube.com/watch?v=Al-cx_0pT1k
https://www.youtube.com/watch?v=sYo5tWb7jVg
https://www.youtube.com/watch?v=dOXEJ3XyQX0
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.