Lajmet e fundit

Fama e saj botëre, çdo ditë e më shumë po i pamundëson një jetë të thjeshtë këngëtares shqiptare Rita Orës.
Përveç pushimeve luksoze që kaloi muajt e fundit, ajo nuk la anash angazhimet e saj për të sjell projekte të reja, njofton Klan Kosova.
Ndërkaq në një intervistë ekskluzive dhënë për The Times, këngëtarja nga Prishtina, ka zbuluar disa nga sekretet e saj rreth këngës së saj më të re të quajtur ''Your song''.
Ora ka zbuluar se kënga e saj ''Your song'' është shkruar nga këngëtari i njohur Ed Sheeran e që projekt i cili do të publikohet më 26 të këtij muaji, njofton Klan Kosova.
Veç tjerash krahas angazhimeve të saj në industrinë e muzikës, Rita Ora është bërë figurë e brendeve të ndryshme të njohura botërore për promovimin e produkteve të tyre.
Por, se çfarë fshihet prapa këngës së saj më të re, pritet të shihet në ditët në vazhdim.