Pas suksesit të jashtëzakonshëm me Flori Mumajesin e më pas edhe me Majkin, Ghetto Geasy ka vendosur ta sjellë edhe një këngë.
Prive ka mësuar se reperi i cili është lider në Babastars, po sjellë këngë me Brunon – artisti i cili është pjesë e Threedots tash e disa vite.
Akoma nuk janë zbuluar detajet e këngës apo datës së publikimit por ajo që ka rëndësi është se dyshja tashmë e kanë planifikuar duetin i cili padyshim se do të jetë edhe një hit më tepër.
Të dyja projektet ‘Dashni’ me Florin e ‘Paris Milano’ me Majkin kanë arritur miliona klikime në youtube për një kohë shumë të shkurtër duke u shëndrruar në mega-hite.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.