Lajmet e fundit

Vokalisti i Coldplay, Chris Martin pas ndarjes nga Gwyeneth Paltrow, kishte filluar një lidhje me aktoren Jennifer Lawrence.
Por edhe pse lidhja në mes të Martin dhe Lawrence nuk zgjati shumë, si duket aktorja ka lënë shenja në jetën e këngëtarit, transmeton Klan Kosova.
Madje po përflitet që kënga e re e Coldplay “Adventures Of A Lifetime”, është shkruar për Lawrence.
Sipas The Sun, teksti i kësaj kënge është inspiruar nga aktorja e Silver Linings Playbook sepse ajo e kishte bërë Martin që të “ndihet gjallë përsëri”.
Sidoqoftë, ka disa muaj që dyshja më nuk janë së bashku dhe Martin tashmë ka filluar një lidhje me aktoren britanike Annabelle Wallis.
Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re të Coldplay.