Lajmet e fundit

Është e vështirë të besohet se kanë kaluar 10 vjet që kur Gwen Stefani publikoi albumin e saj të fundit, por pritjes pothuajse i erdhi fundi.
Vetëm pak ditë pasi ajo e publikoi listën e këngëve për albumin e saj të ri, këngëtarja 46 vjeçare publikoi këngën me titull "Make Me Like You", pjesë e This Is What the Truth Feels Like.
Kënga është shumë ndryshe nga ajo e fundit e publikuar nga këngëtarja - "Used to Love You" - e cila u shndërrua në "himn" të ndarjeve.
Tani shumë fansa janë duke hamendësuar nëse teksti i këngës së re është inspiruar nga lidhja me Blake Shelton, me të cilin është lidhur së fundmi, transmeton Klan Kosova.