Lajmet e fundit

Mosmarrëveshjet mes Drake dhe Kendrick Lamar vijojnë dhe kjo është e dukshme edhe në projektet e tyre muzikore.
Drake publikoi një “diss” të quajtur “Family Matters” si kundërpërgjigje e dy projekteve të para të reperit tjetër të cilat ishin “Euphoria” dhe “6:16”.
Pak minuta pasi Drake publikoi këngën e tij, Kendrick u përgjigj me “Meet the Grahams”, diss-in e tij të tretë këtë javë. Në këtë projekt Kendrick lë të kuptohet se Drake ka një vajzë të fshehtë.
Si përgjigje, Drake ndau një foto në rrjetet e tij sociale dhe shkroi, “A mund ta gjejë dikush vajzën time të fshehtë, ju lutem dhe ta dërgoni tek unë”, duke ironizuar në këtë mënyrë deklaratat e reperit Kendrick.
Akuzat e këtij të fundit shkojnë edhe më tej sa rrëfen në këngën e tij se Drake ka probleme me alkoolin dhe është i varur nga lojërat e fatit.