Lajmet e fundit

Kendall Jenner ka thënë se ajo zgjohet gjatë natës nga sulmet e panikut, pasi asaj i është dhënë një urdhër shtrëngues kundër një njeriu i cili e shikonte atë nga dritarja e makinës jashtë shtëpisë së saj.
Modelja, e cila ka luftuar me ankthin gjatë gjithë jetës së saj, ka thënë se nuk është mirë që nga gushti i kaluar, kur ajo arriti në shtëpi dhe gjeti dikë të ulur në buzë të rrugës pranë makinës së saj dhe e shikonte atë në dritare, pastaj u bë edhe më keq kur motra e saj Kim Kardashian u grabit me armë në Paris, në muajin tetor, transmeton Klan Kosova.
21-vjeçarja tani ka roje të armatosura të sigurisë në çdo kohë, gjë për të cilën ajo thotë se e bën atë të ndjehet më e sigurt, por që nuk e pëlqen.
Kendall tha për Bazaar Harper: “Unë nuk ndjehem normale, por në fakt dua të ndjehem normale”.
Ajo vazhdoi: “Unë zgjohem në mes të natës duke bërtitur. Sulme plotë panik. Ato më zgjojnë nga gjumi dhe unë duhet të ngrihem në këmbë, pastaj edhe të qajë”.
Ajo mund të ketë 79 milionë ndjekës në Instagram, por Jenner thotë se ajo punon shumë për të ruajtur privatësinë e saj, duke thënë për revistën: “Më shumë se pjesa tjetër e familjes sime, besoj”.
Kendall tha se ajo do të përqitet të krijoj marrëdhënie romantike jashtë qendrës së vëmendjes, duke thënë: “Unë mendoj se kjo është diçka e shenjtë. Është diçka mes dy njerëzve, dhe mendoj se askush tjetër nuk ka nevojë të përfshihet në të”.