Lajmet e fundit

Çfarë po ndodh me Kendall Jenner?
Modelja 20 vjeçare ka zbuluar betejën e saj me një gjendje të frikshme shëndetësore në një episod të ri të “Keeping Up With the Kardashian”, në të cilën Kendall pranon se ajo nuk ndjehet mirë.
“Zgjohem në mes të natës dhe nuk mund të lëvizë”, ka rrëfyer Kendall, transmeton Klan Kosova.
Pastaj gjatë një bisede telefonike më nënën e saj Kris Jenner, Kris i thotë Kendall: “Unë mendoj se ti po përballesh vetëm me ankth”.
Por, modelja mendon se diçka më serioze po ndodh.
“Të gjithë thonë se unë jam në rregull, por unë nuk ndjehem mirë”, i ka thënë Kendall, nënës së saj.