Lajmet e fundit

Kendall Jenner i ka vënë ne konfuzion fansat kur ka pozuar me figurën e saj identike nga dylli.
Modelja ka zbuluar statujën e saj në Madame Tussaud London Fashion Week Experience. Si Kendall ashtu edhe “binjakja” e saj ishin të veshur nga koka e deri te këmbët me të zeza, e cila e bënte të vështirë dallimin se cila është e vërteta.
“Në fillim jam tmerruar, por tani po mësohemi me njëra tjetrën”, ka thënë Kendall duke bërë shaka gjatë asaj mbrëmjeje, në të cilën ishte pjesë edhe figura nga dylli e mikes së saj të ngushtë Cara Delevingne, transmeton Klan Kosova.