Modelja Kendall Jenner tregoi se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte e vogël.
"Më kujtohet se isha me të vërtetë e re do të thosha 8, 9, 10, kisha gulçim e shkoja te nëna ime dhe i’a tregoja atë" thotë Kendall, në një bisedë me psikologun Dr. Ramani Durvasula për Vogue Open Minded.
Jenner vuri në dukje se ndërsa fitoi më shumë famë, gjendja e shëndetit mendor i bënte dëm.
"Unë mendoj se të jesh e mbingarkuar me punë dhe të jesh në situatën në të cilën ndodhem tani e largon ankthin nga kontrolli në një farë mënyre," tha ajo
Ylli i “Keeping Up Ëith the Kardashians” tha se ajo ka përjetuar simptoma ankthi që ndihen edhe fizikisht.
"Kam pasur raste kur jam ndjerë sikur kam nevojë të shtrihem shpejt në spital sepse mendoja se zemra po më dobësohej dhe nuk mundja të merrja frymë, se kisha nevojë për dikë që të më ndihmonte, ndonjëherë mendoj se po vdes.", tha Kendall. "
Modelja foli edhe për karantinimin dhe pranoi se ishte e lumtur që kishte kohë të izolohej sepse tha se ishte me të vërtetë e mbingarkuar dhe gjithmonë pranë njerëzve.
Ajo tregoi se ka qenë e shqetësuar për heqjen e kufizimeve të koronavirusit
"Nëse shkoj në një darkë ose nëse shoh disa miq më shumë nga sa jam mësuar të shoh gjatë gjithë këtij viti, kjo më jep ankth," tha Kendall, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.