Lajmet e fundit

Kendall Jenner po vazhdon të kap majat në karrierën e saj si modele.
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është shfaqur edhe në një kopertinë të revistës Vogue, për edicionin e muajit prill 2018.
Jenner duket fantastike e veshur në një fustan ngjyrë rozë të hapur përderisa në duar mban një zog ekzotik.
Në numrin e kësaj reviste 22 vjeçarja gjithashtu adresoi disa thashetheme se është lezbike, duke bërë të ditur se nuk ka asgjë të vërtet këtu.
Jenner ka treguar se është në lidhje me yllin e basketbollit Blake Griffin si dhe ka treguar se do të preferonte të bëhej nënë rreth moshës 29 vjeçare.




