Lajmet e fundit

Një ditë pasi motra e saj Kim Kardashian lindi fëmijën e saj të dytë në Los Angeles, Kendall Jenner është parë në anën tjetër të botës.
Ylli 19-vjeçar i Keeping Up With the Kardashians e cila shpesh udhëton me biznes si anëtarët e tjerë të familjes së saj, është parë në aeroportin e Heathrow në Londër të dielën.
Ajo kishte veshur një pallto të zezë mbi një triko bardhë e zi dhe një palë çizme lëkurë të zezë dhe kishte vendosur një palë syze, transmeton Klan Kosova.
Kim dhe burri i saj Kanye West kanë mirëpritur fëmijën e tyre të gjinisë djalë të shtunën në një spital në Los Angeles dhe u vizituan nga motrat e Kim, Kourtney dhe Khloe Kardashian si dhe nëna e saj Kris Jenner, 60. Të dyja motrat si Kendall dhe motra Kylie Jenner ishin larg në atë kohë.
Kendall e cila ishte parë në New York City javën e kaluar, nuk ka komentuar në lidhje me motrën e saj dhe nipin e tyre të ri.