Lajmet e fundit

Ajo është njëra ndër supermodelet më të famshme në botë, është pjesë e familjes së shumëpërfolur Kardashian dhe personazh shumë i përfolur i showbiz-it.
Mirëpo Kendall, është krejt ndryshe nga motrat e saja. Kim, Courtney, Kloe dhe Kylie Jenner, kanë forma të bëshme trupore, ndërsa Kendall, është totalisht slim fit, shkruan Daily Mailm transmeton Klan Kosova.
Figurën e saj elegante ajo e ka prezantuar duke pozuar për revistën LOVE. Para pak ditësh ajo ka pozuar me të brendshmet e markës Calvin Clain, ndërsa para disa muajsh ka debutuar në sfilatën vjetore të Victoria’s Secret, duke u bërë një nga ”engjëjt” e kësaj marke.