Lajmet e fundit

Kendall Jenner dhe Gigi Hadid anashkaluan shfaqjen e modës së Victoria’s Secret gjatë vitit 2017, por mund të jenë të gatshme të rikthehen këtë vit, transmeton Klan Kosova.
Brian Atwood, një projektues i këpucëve që shpesh bashkëpunon me Victoria’s Secret, e zbuloi pak a shumë lajmin e madh.
Atwood hyri në Instagram për të shprehur emocionin e tij për shfaqjen e ardhshme, duke postuar fotografi të Hadid dhe Jenner, duke lënë të kuptohet se të dyja do të jenë pjesëmarrëse të sfilatës në New York.
‘Mezi pres ta shoh këtë bukuri @kendalljenner në këpucët e mia’, ka shkruar ai.
Jenner nuk mund të merrte pjesë në shfaqjen e vitit 2017 në Shangai për shkak të angazhimeve të shumta me markën e brendshme La Perla, ndërsa Hadid iu ndalua hyrja në Kinë pasi ajo postoi diçka me përmbajtje racore në mediat sociale.
https://www.instagram.com/p/BpHSko7CdTb/?taken-by=brian_atwood
https://www.instagram.com/p/BpFOLffiTZX/?taken-by=brian_atwood