Lajmet e fundit

Aktorja meksikane, Kate del Castillo, ka thënë se ndihet e tradhtuar nga aktori Sean Penn sepse sipas saj ai e ka përdorë atë që të takohet me mbretin e drogës, El Chapo.
Del Castillo nuk e dinte që Penn kishte të plan të shkruante një artikull për revistën Rolling Stone, transmeton Klan Kosova.
Atkorja kishte në plan që të bënte një film për bosin e kartelit të drogës që atë kohë ishte i arratisur.
“Ajo nuk e dite që Penn do të shkruante për Rolling Stone”.
“Pas intervistës ajo më nuk kishte asnjë zgjedhje, pasi që Penn dhe Guzman ishin pajtuar për artikullin”.
“Kjo e bëri që ajo të ndihet shumë e tradhtuar nga këta njerëz”, u shpreh avokati i del Castillo.
Takimi sekret në mes të aktorit dhe El Chapos u mbajt në tetor, kurse bosi i drogës është arrestuar në janar të këtij viti në qytetin meksikan, Los Mochis – dhe tani ai është në burg të sigurisë së lartë prej nga ishte arratisur verën e kalaur pasi refuzonte ekstradimin për në ShBA.