Lajmet e fundit

Shkencëtarët në Austri, e kanë krijuar një këmbë artificiale që mundëson pacientëve që përmes kësaj proteze të ndjejë prapë.
“Ndihem sikur e kam këmbën përsëri”, është shperhur një nga pacientët që ka këtë këmbë artificiale.
Profesori nga Universiteti i Linz, Hubert Egger, është shprehur se këta sensorë i stimulon nervat që të ndiejnë prapë.
“Sensorët u japin sinjale trurit, për këmbën”, është shprehur Egger.
Wofgang Ranger, që ka humbur këmbën e tij, është duke e testuar këtë protezë tash e gjashtë muaj.
“Unë mund të eci mbi zhavorr, beton, bar ose rërë dhe mund të ndjejë edhe gurët me të vegjë”, është shprehur Ranger.
Gjithashu, 54 vjeçari me këtë protezë vozit biçikletë, dhe bën alpinizëm.