Lajmet e fundit

Përgëzime për Kelsey Grammer dhe bashkëshorten e tij Kayte, të cilët janë duke pritur fëmijën e tyre të tretë së bashku.
Ylli i “The Fraiser”, i cili gjithashtu ka katër fëmijë nga lidhjet e mëparshme, thuhet se është i emocionuar për të mirëpritur fëmijën e shtatë, transmeton Klan Kosova.
Vajza 24 vjeçare e Kelsey, Greer zbuloi lajmin emocionues për revistën People në premierën e Storks të shtunën.
Duke biseduar në lidhje me të ardhmen e saj me gjysmë-motër apo vëlla, ajo tha: “Unë jam e emocionuar sepse mendoj se babai im dhe Kayte janë prindër të mirë dhe ata duan të kenë fëmijë të vegjël dhe të kenë një familje të madhe, kështu që unë mendoj se është vërtetë emocionuese që po bëhem prapë motër”.
Çifti aktualisht ndajnë bijën katërvjeçare Faith Evangeline Elisa dhe birin dyvjeçar Kelsey Gabriel Elias.