Lajmet e fundit

Deputeti i pavarur Ramiz Kelmendi në një konferencë për media pas dështimit të takimit në vilën e tij në Rugovë, ka thënë se meqë ky takim dështoi atëherë shpreson që kjo çështje do të zgjidhet në institucione.
Kelmendi edhe njëherë e ka konfirmuar që vota e tij për Demarkacion do të jetë kundër.
“Mbetem pranë qëndrimit të votës time ashtu siç e kam deklaruar, pasi jam pjesë dhe jetoj se 99 përqind e bashkëqytetarëve të mi janë të emocionuar për këtë çështje dhe kjo më ka obliguar të mbështes këtë emocion të tyre”.