Lajmet e fundit

Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, u prit nga komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major Michele Risi.
Bashkëbiseduesit, pasi shkëmbyen informacione për nivelin e sigurisë në Kosovë dhe të arriturat e Institucioneve të sigurisë, ranë dakord për përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për të vendosur kushtet për t’u takuar në të ardhmen.