Lajmet e fundit

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi, njëherit kryetar i partisë "Fjala" ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook se ka ardhur koha që Kosova ta nderoj familjen Jashari duke zgjedhur Murat Jasharin President të Kosovës
"Duke u bazuar në sakrificën dhe kontributin historik të familjes Jashari, konsideroj se Murat Jashari, anëtar i kësaj familje, është figura më e përshtatshme për te qenë i pari i vendit".
"Pozita e Presidentit ka për qëllim unifikimin e popullit, dhe kush më mirë se një pjesëtar i kësaj familje emblematike do të luante këtë rol?"
"Murati dhe familja Jashari, në krejt periudhën e pasluftës, vazhdimisht kanë kontribuar në unitet, duke berë thirrje për unifikim të faktorit politik në Kosovë. Koha për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit po afrohet. Murati dhe familja e tij e meritojnë këtë nder" ka shkruar ai.
Ndryshe Kelmendi, ditë më parë ka thënë se nuk do ta votojë Hashim Thaçin për president të vendit, transmeton Klan Kosova.