Lajmet e fundit

Kelly Clarkson, e ka postuar një fotografi të saj e në prapavijë shihet edhe vajza, River, duke “medituar”.
Këtë fotografi ajo e ka postuar në ditën e Falenderimeve, duke dashur të tregojë se sa e bekuar është me vajzën dhe familjen e saj, transmeton Klan Kosova.
“Jam shumë e lumtur për familjen dhe miqtë e mi të mrekullueshëm”, ka shkruar Clarkson në Instagram.
Clarkson dhe burri i saj, Brandon Blackstock po e presin fëmijun e dytë të tyre.
Këngëtarja në muajin tetor e kishte treguar këtë lajm në Instagram.
Clarkson e kishte postuar një fotografi të vajzës së tyre, me lajmin që ajo do të bëhet me vëlla.
“River do të ketë një vëlla të vogël”.
“Ne jemi shumë të lumtur”, kishte shkruar Clarkson në Instagram.