Lajmet e fundit

Modelja e njohur, Kelly Brook ka pranuar se ajo ka dramatizuar jetën e saj për autobiografinë e saj.
Modelja ka folur hapur për fëmijërinë e saj plot “dhunë e horror” në librin e saj të vitit 2014, Up Close, ku edhe shpalosen detaje të jetës së saj të dashurisë ku edhe thuhet se ajo ka kujtime të tmerrshme nga fëmijëria e saj me theks të veçantë vikendet pranë familjes pasi si ka deklaruar ajo, kjo ishte koha kur ajo ishte dëshmitare kur prindërit e saj deheshin.
Në një intervistë për Fabulous Magazine, Kelly ka thënë se ajo është penduar që ka treguar detaje kaq intime për familjen dhe jetën e saj.
“Është gjëja për të cilën jam më sa pakti krenare në jetë. Me duket sikur kam dramatizuar jetën time më shumë se sa ishte. Ndoshta nuk isha e sinqertë, nuk po them se nuk ka ndodhur asnjëherë, por më duket se ishte hap i gabuar, pendohem për autobiografinë time” ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
