Lajmet e fundit

Modelja 35 vjeçare, Kelly Brook është e kënaqur me trupin e saj. Brook iu nënshtrua programit “Atkins” për humbjen e peshës.
Ajo ka pozuar me bikini duke thënë se ndjehet më mirë.
“Doja të rikthehesha në formën më të mirë dhe të humbisja disa kilogramë, të cilët i shtova për shkak se nuk isha shumë e vëmendshme në ushqim. Lëkura dhe flokët e mi kanë ndryshuar, rezultatet kanë qenë të jashtëzakonshme”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.
Brook është e famshja e tretë që i beson trupin ekspertëve të “Atkins” pas Sharon Osborne dhe Kim Kardashian. Ajo është shprehur se pavarësisht regjimit të ushqimit, ajo ka thënë se nuk është ndjerë e uritur asnjëherë.