Lajmet e fundit

KEK-u ka mohuar të jetë paditur nga ana e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës për mosraportim të ndotjes së ajrit, kurse thotë se bënë raportime të rregullta mujore dhe vjetore.
Në një komunikatë të KEK-ut thuhet se nuk ka pasur asnjë kallëzim penal nga ana e MMPH’së për mos raportim, duke shtuar se kohëve të fundit me kërkesë të inspektoriatit të MMHP’së është kërkuar të raportohet një parametër shtesë që tash e 9 vite nuk është kërkuar.