Lajmet e fundit

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar pas raportimeve se menaxhmenti i saj po merr rrogën e 13-të.
Në një reagim të tyre për media, ata këto raportime i quajnë spekulime, njofton Klan Kosova.
''Ky lajm është krejtësisht spekulim. Nuk është e vertetë që puntorët e KEK-ut, menaxhmenti ose Bordi kanë marrë rrogën e 13-e siç shkruan në këtë artikull. KEK-u në emër të Bordit dhe Menaxhmentit i siguron të gjithë qytetarët se nuk ka ndërmarr asnjë veprim të tillë sic spekulohet të kundërligjshëm dhe në favor të dikujtë duke e demtuar buxhetin e Korporatës.
E kundërta e saj, sic është deshmu edhe para aksionarit, pra Qeverisë së Kosovës me fakte dhe statistika KEK-u ka arritur të jetë kompania publike me performancën më të mirë në Kosovës. Ndermarrja me stabile financiare dhe që ka arritur të tejkaloj krizat më të medha të njohura tashme për publikun siç ishte rasti me shpronësimet në Hade dhe Shipitullë. Edhe një herë i lusim të gjitha mediat që për hirë të informimit të drejt të qytetarëve të japin këtë sqarim.
Kurse sa i përketë rritjës së pagave, kjo është publike dhe është e njohur për të gjithë se ka qenë kërkesë e aksionarit, pra vendim i kërkuar nga Qeveria e Kosovës për të rritur pagat për 100 euro bazuar në kërkesat e Sindikatave të Punëtorëve''.