Keith Richards ka thënë që stili i tij i ri i jetesës është “një përvojë unike” për të.
Në një intervistë të re për The Telegraph, kitaristi i Rolling Stones ka thënë që ai po tenton ta shijojë jetën prej “strejteri”.
“Cigaret i lashë në të 2019-tën. S’i kam prekur që atëherë. Heroinën e lashë më 1978. Kokainën më 2006”, ka thënë ylli britanik.
“Më pëlqen një pije nganjëherë – sepse nuk do të shkoj në parajsë aq shpejtë – mirëpo krahas kësaj, po tentoj ta shijojë jetën e pastër. Është një përvojë unike për mua”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.