Lajmet e fundit

“T’i mbajmë të rinjtë në Shqipëri duke i përmirësuar kushtet e punës dhe pagat”.
Është kjo nisma e doktor Skerdi Faria, themeluesit të “Keit Day Hospital”.
Vetë doktori nuk është i vetmi që ka lënë emigrimin për të punuar në Shqipëri.
Për këtë arsye në një festë tradicionale me stafin, doktor Skerdi përtej rrogës së 13-të dhe bonuseve, tregoi edhe për rritjen e pagave që bëhet për herë të dytë pas pandemisë.
Në më shume se 12 vjet përvojë me mijëra pacientë të trajtuar me sukses, “Keit Day Hospital” është i vetmi spital ditor i licencuar i kirurgjisë estetike në Shqipëri dhe më i madhi në Europë, duke punësuar edhe mjek të suksesshëm italian.
Derisa rritet në vite, “Keit Day Hospital” kujdeset të vlerësojë të gjithë stafin, që aktualisht i kalon 170 persona ku paga mesatare neto arrin në 90 mijë lekë të reja, apo rreth 900 euro.
Kjo është kjo strategjia e doktorit për të stimuluar veçanërisht të rinjtë për të qëndruar në vend.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber