Lajmet e fundit

Aktorja e famshme Keira Knightley, tre muaj më parë është bërë nën për herë të parë.
Ajo duket se po e shijon së tepërmi mëmësinë e fillimisht ka preferuar të heshtë përsa i përket emrit që ka zgjedhur për vajzën e vogël.
Keira, e cila sapo ka festuar 30 vjetorin, ka pozuar në kopertinën "Elle" dhe në intervistë ka zbuluar se e ka quajtur vajzën Edie.
Ajo ka thënë se ndjenja e dashurisë së nënës është e jashtëzakonshme dhe është shprehur se nuk e mendonte kurrë se do t'ia dilte të kujdesej për vajzën ashtu siç ia ka dalë gjatë kësaj kohe.
Ylli i "Pirtatët e Karaibeve" ka pozuar në kopertinë me një xhaketë lëkure Ralph Lauren, duke treguar se pas shtatzanisë, ka ardhur menjëherë në formë të shkëlqyer./Anabel.al