Lajmet e fundit

Në botën e showbizit në Hollywood pyetja që më së shpeshti u parashtrohet këngëtarëve është “A jeni me ekipin e Taylor Swift apo të Katy Perry?”.
E pikërisht kjo pyetje iu parashtrua edhe Britney Spears të hënën në mëngjes në një radio australiane, transmeton Klan Kosova.
Kur u pyet nga moderatori Spears tha se preferon që të jetë me Taylor pasi që me të nuk është takuar kurrë.
Por kjo gjë nuk është e vërtetë pasi që ylli i këngës “Baby One More Time” e kishte takuar 26 vjeçaren në vitin 2008 gjatë MTV VMA.
Pyetja që moderatori i bëri asaj ishte që a do të preferonte të udhëtonte për në Sidney me aeroplan ku udhëtimi do zgjasë 24 orë bashkë me Taylor Sëift ose Katy Perry e ajo është përgjigjur se të dyja janë shumë të mira. Por më vonë ajo është përgjigjur kështu:
“Unë e kam takuar Katy Perry gjatë premierës së filmit Smurfs. E ndoshta pasi që atë e kam takuar njëherë do të preferoja që të qëndroja me Taylor Sëift pasi atë nuk e kam takuar asnjëherë”.