Lajmet e fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një ceremoni të organizuar nga ambasada franceze në Tiranë me rastin e festës së Republikës së Francës.
Të ftuar ishin edhe shumë personalitete të tjera të larta të shtetit shqiptar, si dhe mjaft diplomatë të huaj.
Në një moment të caktuar Berisha është fotografuar teksa vështronte tejet i inatosur.
Një tjetër foto pasqyroi kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe presidentin e Republikës Bujar Nishani duke qëndruar së bashku.
Ndoshta ky “flirtim” i pazakontë e ka shqetësuar jopak liderin historik të së djathtës…/Mapo.al

