Lajmet e fundit

Shoqata e Familjeve të të rrëmbyerve dhe të vrarëve në Kosovë ka theksuar sot se deklarata e kandidatit të ardhshëm për president të Serbisë, Nenad Çanak se ai ishte i gatshëm që ta njohë Pavarësinë e Kosovës i ka shqetësuar ata.
Në deklaratën e kësaj shoqate thuhet se "vetëm në Serbi dikush mund të bëjë komente të tilla".
Lideri i Ligës Socialdemokrate të Vojvodinës Nenad Çanak deklaroi të dielën se Kosova është e pranuar si shtet i pavarur dhe më nuk është në kuadër të Serbisë.
Ai ka shtuar që interesat e vendit kërkojnë që “të ballafaqohemi me faktet”, raporton "Tanjug", përcjellë Klan Kosova.