Lajmet e fundit

Në Kosovë lehtësisht mund ta ndryshosh identitetin në dokumentet zyrtare. Kjo është njëri nga shqetësimet e Komisionit Evropian, i cili përmes ekipit të tyre që qëndroi para pak javësh në Kosovë, ka dhënë vërejtje që duhet punuar nëse Kosova dëshiron përshpejtimin e liberalizimit të vizave. Një burim për gazetën “Zëri” pranë Zyrës së BE-së në Prishtinë ka bërë të ditur se ekipi, i cili ka ardhur për vlerësim, ka shkruar raportin me vërejtje të ashpra për sigurinë e dokumenteve personale, pastaj për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, afatin për përfitime nga Fondi i Riatdhesim-it, ndaljen e emigrimit, Ligjin për Prokurimin Publik, sigurinë publike dhe lirinë e lëvizjes, reformat në Administratën Publike, për gjykatat dhe Prokurorinë, për të cilat vërejtjet janë të mëdha.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU