Lajmet e fundit

Ashtu siç pritej, lideri konservativ austriak, Sebastian Kurz ka fituar zgjedhjet parlamentare që u mbajtën këtë të diel.
Partia Popullore e tij ka dalë e para me 37.2 përqind sipas parashikimeve të para të publikuara nga SORA me të përfunduar votimi.
Ish partneri i Kurz, Partia e Lirisë ka dalë e treta me 16 përqind, kurse para tyre Socialdemokratët me 22 përqind, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Të Gjelbrit kanë bërë progres të madh duke kapërcyer nga 4 përqind në 14.3.
Andaj gjasat janë shumë të mëdha që Kurz ta zgjedh për partner Partinë e Gjelbër.