Lajmet e fundit

Albert Krasniqi, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se thirrja e seancës së jashtëzakonshme për të premten, ishte e panevojshme.
Në emisionin Info Magazine, ai deklaroi se seanca mund të ishte thirrur me 7 mars, mirëpo shton se seanca e së premtes, si e jashtëzakonshme, nuk bie ndesh me rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës.
“Është e panevojshme të kemi një seancë të pazakonshme për ta zgjedhur presidentin. 7 marsi është afati i fundit kur duhet të bëhet zgjedhja e presidentit.
“Edhe sot ka pasur mundësi të bëhet thirrja e një seance të zakonshme, e nuk ishte e nevojshme të bëhet thirrje për një seancë të jashtëzakonshme, pavarësisht që kjo është e lejuar me rregulloren, mirëpo është e habitshme dhe e panevojshme të thirret një seancë e jashtëzakonshme”, ka thënë Krasniqi.