Lajmet e fundit

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të publikojë sot raportin mbi monitorimin e Ministrisë së Infrastrukturës në fushën e prokurimit publik.
Ky raport publikohet përmes tryezës së diskutimit me temën “Përmirësimi i sistemit të prokurimit publik”.
Raporti do të përmbajë analizën e tenderit për mirëmbajtjen dimërore dhe verore të rrugëve nacionale dhe rajonale si dhe do të ofrojë rekomandime për të përmirësuar prokurimin.
Në këtë takim panelistë janë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Ruairi O’Connell dhe Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku kurse të ftuar janë përfaqësues nga Qeveria, zyrtarë dhe ekspertë të prokurimit, përfaqësues të operatorëve ekonomikë, organizatave të shoqërisë civile, media, etj.