Lajmet e fundit

Instituti Demokratik i Kosovës ka përgatitur një infografikë dhe një pako informuese rreth dialogut Kosovë Serbi.
Kjo është prezantuar këtë të mërkurë në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, ku ka qenë e ftuar në raportim Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, transmeton Klan Kosova.
Kryetari i komisionit Z. Elmi Reçica ka shtuar se në të ardhmen do të iniciohen raportime më të shpeshta ne kuadër të bashkëpunimit në mes të Kuvendit dhe KDI-së në funksion të fuqizimit të rolit mbikëqyrës të Kuvendit ndaj Qeverisë për çështjet që lidhen me dialogun Kosove-Serbi.
Infografika dhe pakoja për procesin e dialogut dhe marrëveshjeve u është dërguar edhe anëtarëve të këtij komisioni.