Lajmet e fundit

Kosova ka shënuar progres në luftën kundër korrupsionit.
Kjo u bë e ditur nga KDI gjatë konferencës për media, ku publikuan “Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2017”, e ku Kosova ka shënuar progres për 10 pozita në krahasim me vitin e kaluar.
Me këtë rezultat del se shteti ynë ka kaluar Shqipërinë, Maqedoninë dhe Bosnjën, ndërsa tri fushat në të cilat është shënuar progresi janë pavarësia e sistemit të drejtësisë, mediat e pavarura dhe lufta kundër korrupsionit.
Pavarësisht kësaj, problem kyç mbetet ende mungesa e transparencës në shpenzimin dhe menaxhimin e financave publike dhe në financimin e subjekteve politike.