Lajmet e fundit

Instituti Demokratik i Kosovës ka hartuar një rregullore kundër ngacmimeve seksuale me qëllim të eliminimit të çdo lloj diskriminimi në baza gjinore dhe për krijimin e një ambienti pune të lirë dhe të barabartë për të gjitha gjinitë.
Nga KDI janë shprehur se përmes kësaj rregullore do të mundësohet krijimi i një mekanizmi që do të ndihmon në parandalimin e ngacmimeve seksuale në vendin e punës.
KDI ju bënë thirrje dhe i fton t’i bashkohen kësaj iniciative të gjitha institucionet qeveritare dhe joqeveritare për hartimin e politikave të brendshme të cilat garantojnë një ambient pune të barabartë dhe të lirë për të gjithë, pavarësisht dallimeve gjinore.