Lajmet e fundit

Nga dita e mërkure aksionit “Ta pastrojmë Kosovën“, i bashkohet edhe Kawa Group.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se “ Let’s Do It Kosova” , Kawa Group dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si bartëse e task forcës për pastrimin e Kosovës, kanë nënshkruar memorandum për ndërmarrjen e aksionit për pastrimin e deponisë më të madhe në Prishtinë, e cila gjendet te stacioni i autobusëve.
Pas pastrimit të kësaj deponie, kjo pjesë do të kthehet në park të gjelbëruar.
“Sot bashkë po e përçojmë një mesazh të nevojës së kontributit të sektorit të biznesit. Pas krijimit të task forcës është radha e qytetarëve të tregojnë përgjegjësinë për pastrimin e Kosovës”, deklaroi Luan Hasanaj nga Iniciativa “Let’s Do It Kosova”.
Edhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Ambientit, Fatmir Matoshi, ka apeluar tek të gjithë, institucionet, qytetarët dhe bizneset që të bëhen pjesë e aksionit për pastrimin e Kosovës.
Thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në këtë aksion bëri edhe edhe pronari i KAWA Group, Valon Vataj: “I ftoj të gjitha kompanitë ndërtimore dhe qytetarët të bëhen pjesë e eliminimit të problemeve mjedisore. Pa arritjen e një kulture europiane nuk mund t’i largojmë këto probleme”.
Aksioni fillon nga data 15 shtator dhe do të zgjasë deri më 15 dhjetor, njofton Klan Kosova.