Lajmet e fundit

Edhe një grua e dytë ka dalë me akuza për sjellje të keqe seksuale kundër kandidatit të Gjykatës Supreme të SHBA, Brett Kavanaugh, transmeton Klan Kosova.
Vetëm disa orë pasi, Christine Blasey Ford, kishte pranuar të dëshmojë para Komitetit të Senatit rreth akuzave që ka bërë kundër Brett Kavanaugh, të nominuarit të presidentit amerikan, Donald Trump për Gjykatën Supreme, një tjetër grua ka nisur akuza shtesë kundër gjykatësit.
Më 23 shtator, avokatët e Ford kanë thënë se ajo është pajtuar të dëshmojë para Komitetit Gjyqësor të Senatit më 27 shtator.