Lajmet e fundit

Katy Perry e ka publikuar videoklipin e këngës së saj “Rise” pak para se të fillojnë lojërat olimpike.
Kënga e artistes 31 vjeçare do të përfshihet në mbulimin e kanalit NBC për në Lojërat Olimpike Rio 2016, transmeton Klan Kosova.
“Përgjatë gjakut, djersës (shumë nga kjo) dhe lotëve, ne vazhdojmë të rritemi. Më në fund del videoja ime për #RISE”, shkroi Katy në Twitter së bashku me postimin e videoklipit.